Parashikimi i motit për këtë fundjavë dhe javën e ardhshme

Kosova

Parashikimi i motit për këtë fundjavë dhe javën e ardhshme

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 07:17
Foto ilustrim

Mot kryesisht me diell dhe më i ngrohtë parashihet të mbajë sot në vend, sipas “Mendimi për motin”.

Temperaturat pritet të shkojnë deri në 28 gradë. Mot stabil do të ketë edhe të dielën e të hënën, derisa të martën dhe mërkurën gjatë orëve të pasdites mund të ketë rresbeshe shiu me bubullimë.

“Mot kryesisht me diell dhe më i ngrohtë parashihet ditën e shtunë mbi vend.  Temperaturat minimale zbresin në 10C e 13C, e maksimalet shkojnë deri në 26C e 28C.

Stabil, kryesisht me diell mbetet moti edhe ditën e diel e të hënë.  Ditën e martë dhe mërkurë orëve të pasdites, mund të paraqiten kushte për zhvillime të ndonjë rrebeshi me bubullimë.  Temperaturat maksimale shkojnë edhe deri në 30C”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat