Ejupi: Mosrespektimi i rregullave për dronët sjellë pasoja

Kosova

Ejupi: Mosrespektimi i rregullave për dronët sjellë pasoja

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 19:02
Bujar Ejupi

Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës (AAC), kërkon që përdoruesit e dronëve të respektojnë kushtet e parapara në rregulloren e AAC-së nr. 01/2017 me ndryshime për Sistemet e Mjeteve Ajrore Pa Pilot (UAS) në Kosovë

“Sistemet e njohura pa pilotë të quajtura ndryshe si dronë  janë shumë të njohura në kohet  e fundit. Për të parandaluar incidentet të pa dëshiruara Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës kërkon që përdoruesit e dronëve të  operojnë me dronë vetëm duke respektuar kushtet e parapara  në rregulloren e Autoriteti i Aviacionit Civil”, thotë Bujar Ejupi, drejtor i Autoritetit të Aviacionit Civil i Kosovës (AAC).

Ejupi përmes një videoje të realizuar nga KFOR në bashkëpunim me AACK, si pjesë e fushatës vetëdijësuese për përdorim të përgjegjshëm të dronëve për rritjen e sigurisë ajrore në Republikën e Kosovës, ka ftuar të mos përdoren dronët  në zonat e kufizuara, raporton RTKlive.

“Si përdorues i dronit ju përgjegjës të regjistroni dronin  në (Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës) të kërkoni leje paraprake para çdo  operimi me dron në zonat publike dhe private  të mos përdorni dronin  në zonat e kufizuara veçanërisht jo rreth bazave ushtarake aeroportit dhe  jo për qëllime të dyshimta.  Mos respektimi i rregullave për përdorim të dronëve  sjellë pasoja për përdoruesit”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat