Ngjarjet e planifikuara për sot

Kosova

Ngjarjet e planifikuara për sot

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 07:10
Prishtina

Ngjarjet e ditës: 4 korrik 2023

07:55 – 10:05

Kryeministri i Republikës së Kosovë, Albin Kurti, pret në takim kryeministrat e Beneluxit, Mark Rutte, kryeministër i Holandës dhe Xavier Bettel, kryeministër i Luksemburgut.

Agjenda:

Ora 07:55 – Pritja në Aeroportin ndërkombëtari të Prishtinës;
Ora 09:15 – 9:20 Kryeministri i Republikës së Kosovës do të përshëndesë të dy kryeministrat para ndërtesës së Qeverisë;
Ora 09:20 – Takimi i kryeministrit Kurti me Kryeministrin Rutte dhe Kryeministrin Bettel. Ndërtesa e Qeverisë;
Ora 10:05 – Konferencë e përbashkët e kryeministrave. Ndërtesa e Qeverisë.

08:30

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim kryeministrin e Holandës, Mark Rutte si dhe kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel. (Kabineti i Presidentes)

10:00

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, shqyrton raportin vjetor të punës së Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla N204)

10:00

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, mban mbledhje, të ftuar përfaqësues të Komisionit të Pavarur për Media. (Kuvendi i Kosovës, salla N506)

10:00

Mbahet ceremonia e hapjes së Degës së Gjykatës Themelore të Prishtinës, në Fushë-Kosovë. (Objekti i Gjykatës Themelore, dega Fushë-Kosovë, Rr. “Bedri Pejani”)

11:00
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, mban konferencë për medie. (Objekti i MAShTI)

11:00
Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, me rastin e përfundimit të sezonit auditues 2022/23 dhe procesit të publikimit të rezultateve të auditimit për vitin 2022/23 mban konferencë për medie. (Lagjja “Arbëria”, Prishtinë)

11:00
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, shqyrton propozimin e Gjykatës Supreme me kandidatët për pozitën e një anëtari në Komisionin për Kërkesa Pronësore të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)

11:30
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, shqyrton raportin e auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Universitetit të Prishtinës për vitin 2022. I ftuar: Rektori i UP, Qerim Qerimi. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)

13:00
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim e shqyrton Projektligjin për kadastër të pronës së paluajtshme. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)

15:00
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajčák. (Kabineti i Presidentes)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat