Sulmohen nga qeni tre nxënës dhe tre kalimtarë rasti në shkollën “Fan Noli” në Podujevë

Kosova

Sulmohen nga qeni tre nxënës dhe tre kalimtarë rasti në shkollën “Fan Noli” në Podujevë

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 16:39
Foto ilustrim

Tre nxënës të shkollës “Fan S. Noli” në Podujevë janë sulmuar nga një qen gjatë ditës së sotme, si dhe tre kalimtarë rasti.

Drejtori i Arsimit në Komunën e Podujevës, Avni Fetahu, për Klankosova.tv ka deklaruar se fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore tani, po ashtu edhe kalimtarët.

Ai tha se të gjithë kanë pranuar menjëherë tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Kryesore Familjare.

Nxënësit janë në gjendje të mirë shëndetësore i kemi vizituar. Pjesa tjetër e personave që u sulmuan janë kalimtarë rasti dhe janë mirë edhe ata”.

Ne si komunë kemi kontratë për qentë endacakë, me të marrë informacionin kemi dalë në vend të ngjarjes dhe jemi marrë menjëherë me rastin, janë marrë të gjitha masat e nevojshme dhe shpresojmë që një gjë e tillë më të mos përsëritet”.

Ndër të tjera, Fetahu tha se dyshohet që qeni i kishte ikur pronarit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat