​Parashikimi i motit

Kosova

​Parashikimi i motit

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 07:12
Foto ilustrim

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat parashihen të sjellin reshje shiu. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, intensiteti i reshjeve të jetë më i dobët.

Reshje më të fokusuara do të jenë në relievin malor.

IHMK ka paraparë shkarkime rrufesh në shumë zona, teksa nuk ka përjashtuar mundësitë që në zona të izoluara të bie breshër, si pasojë e ndryshimeve termike dhe barike.

Temperaturat minimale pritet të sillen mes 11 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale mes 19 dhe 26 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat