Kontrabandimi i mallrave po i sjell Kosovës dëm të madh

Kosova

Kontrabandimi i mallrave po i sjell Kosovës dëm të madh

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 08:38
Foto ilustrim

Luftimi i kontrabandës në komunat veriore mbetet sfidë për Policinë e Kosovës.
Megjithatë ata ndërmarrin masa për të parandaluar këtë fenomen.

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, ka deklaruar thotë se në Kosovë kontrabandimi më mallra  ka qenë multietnike.
"Sot konkurrenca vërtet është e cenuar në Kosovë. Në qoftë se u referohemi të dhënave të Bankës Botërore dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare, shihet se kontrabanda në Kosovë është vërtet shqetësuese. Është koha për veprim, jo vetëm me hapa fizikë por duhet dialog dhe vetëdijesim", ka thënë Gërxhaliu.

Ndërkaq eksperti i Sigurisë, Nuredin Ibishi,  tha se kontrabandimi i mallrave ndikon në masë të madhe nëqëndrueshmërinë tonë si shtet.

Sipas tij, veriu ka qenë gjithmonë problematik në kuptimin e trafikimeve jo vetëm të mallrave si produkte ushqimore ose mjekësore, por  atje është bërë edhe trafikimi i armëve, drogat dhe trafikimi me qenie njerëzore./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat