Mërgimtari që shtroi rrugët e fshatit t’ua lehtësojë jetën bashkëfshatarëve të tij

Kosova

Mërgimtari që shtroi rrugët e fshatit t’ua lehtësojë jetën bashkëfshatarëve të tij

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 22:26
Selim Leci

Fëmijërinë, Selim Leci e kaloi në fshatin Gmicë të Kamenicës, kohëra të cilat i konsideron të pazëvendësueshme.

Ai prej kohësh është shpërngulur në Kanada, atje ku e ndërtoi një jetë të re, por siç thotë ai, në mërgim dhe larg atdheut, ndihet bosh çdo ditë.

Selimi, tregon se nga Kosova ishte larguar në kohën e luftës kur ishin dëbuar nga forcat serbe.

“Unë në mërgim prej luftës në 1999, na kanë largu dhe kam shku në mërgim, në Kanada edhe tash e tutje jam atje tu jetu. Por, për vendlindjen, për Kosovën, për fshatin, atje unë e kam brengë edhe e kam qejf çdo vit të vij me e vizitu e me ndejt këtu. Unë për çdo vjet vij”, rrëfen ai.

Selimi me mallë tregon se dikur, fshati Gmicë ishte e mbushur me gjallëri.

“Unë për momentin jetoj në Kanadë, që 24 vjet edhe këtu për çdo vit kam ardhur në vizitë në fshat temin. Dalim për çdo vit në vizitë në fshatin tim sepse e dua shumë. Vendlindja e jeme më të veçantë ka pasë një kënaqësi se krejt kjo fushë ka pasur blegtori, ka qenë bujqësia e mirë, kanë mbajtë lopë, dhenë, dhi, bollica edhe krejt ky terren u kanë, s’ke mundur të shohësh tjetër veç blegtori këtu. Është vendi shumë i përshtatshëm edhe për Blegtori edhe për të gjitha, për bletari, për turizëm”, tregon ai.

Kjo lidhje e veçantë që e ka për atdheun, e shtyu Selim Lecin ta merrte një vendim për të mirën e fshatit, ku e kaloi rininë. Ai tregon me kontributin e tij e ka rregulluar rrugën, të cilët e kishte filluar para disa viteve, dhe për të cilën thotë se është shumë i lumtur.

“Rruga ka qenë me baltë prej kapisë së Tugjevçit e deri këtu. S’ke mujt me dalë kurrësesi. Çdo tre muaj verë ke mujt me dalë me traktor ose me ndonjë veturë më të lartë, e më pastaj nuk ke mundur. Kjo anë e kanë marrë ushqimin, e kanë blerë prej Shëngjergjit, prej majit deri në shtator kanë pasë, ndërsa prej shtatorit deri në maj, s’ka mujt me kalu askush se dimri ka qenë i vështirë dhe i kanë marrë miellin, sheqerin, çajin e kështu për 7 muaj”, tregon Selimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat