U bënë dy manifestime për dëshmorët në lokalitetin e Sllatinës-Viti!

Kosova

U bënë dy manifestime për dëshmorët në lokalitetin e Sllatinës-Viti!

Nga: Sami Arifi Më: 7 maj 2023 Në ora: 09:56
Sami Arifi

Dje më 06.05 2023 u mbajtën dy manifestime, në Sodovinë të Muhaxherëve u ndërtua kompleksi memorial si dhe u bë zbulimi i bustit të Dëshmorit “Florin Maliqit”, njëherit edhe në Sllatinë të Epërme u organizuan gara sportive për ditën e shkollës së dëshmorit “Njazi Rexhepi”, në të dy manifestimet morën pjesë shumë qytetar vitias, familjarë të dëshmorëve, bashkëluftëtarë të dëshmorëve, veprimtarë të çështjes kombëtare si dhe struktura komunale të Vitisë.

-Manifestimi me rastinë e zbulilit të Bustit të dëshmorit “Florin Maliqi” u bë para dite, ku në mes të tjerëve, foli për rëndësinë e Betejës së Kosharës komandati i Brigadëa 138 Agim Ramadani, gjeneral Rustem Berisha.

-Ndërtimi i Kompleksit Memorial dhe Bustit u realizua me kontributin e qytetarëve sodovinas dhe donatorëve të tjerë të komunës së Vitisë.

-Garat sportive për finale në futboll për ditën e shkollës “Njazi Rexhepi” në Sllatinë të Epërme u mbajtën në mbrëmjen e djeshme, më 06.05.2023, ku, morën pjesë me qindra qytetar, pjesëmarrës ishin familjet e dëshmorëve, bashkluftëtarë të tyre, veprimtarë të çështjes kombëtare si dhe pjesëmarrës të pushtetit lokal. Në këtë manifestim në mes të tjerëve foli për rëndësinë e Betejës, bashkëluftëtari i dëshmorir Njazi Rexhepi, komandanti, gjenerali Rrustem Berisha. Me këtë rast u ndanë edhe shpërblime për finale të këtyre garave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat