Parashikimi i motit për sot, a priten reshje shiu

Kosova

Parashikimi i motit për sot, a priten reshje shiu

Më: 2 maj 2023 Në ora: 07:30
Ilustrim

Mot me vransira e diell paraqitet mbi vend ditën e martë. Që nga orët e mëngjesit shfaqen kushte për reshje lokale shiu, kryesisht nga pjesët perëndimore të vendit, që më vonë pasdite mund të shtrihen edhe në pjesë tjera.

Do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga juglindja 7-15m/s. Temperaturat minimale zbresin në 9C e 10C, ndërsa ato maksimale luhaten ndërmjet 17C e 19C.

Vransira dhe të reshura shiu kohëpaskohe parashihen ditën e mërkurë, orëve të mbrëmjes të shoqëruara edhe me bubullima. Reshje shiu priten edhe ditën e enjte dhe të premte, ndërsa të shtunën do të ketë më shumë intervale me diell.

Temperaturat maksimale pas një rënie në 15C e 16C, deri në fundjavë sërish kapin vlera prej 20C, njofton Prishtina Weather.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat