Abdixhiku: Kur ta lidhim rininë me teknologjinë, do ta kemi zhvillimin e kërkuar kaherë

Kosova

Abdixhiku: Kur ta lidhim rininë me teknologjinë, do ta kemi zhvillimin e kërkuar kaherë

Më: 27 prill 2023 Në ora: 00:05
Abdixhiku ka thënë se do të angazhohet që rinia të lidhet sa më shumë me teknologjinë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka nisur një seri vizitash në kompanitë digjitale të vendit që kanë arritur suksese të mëdha.

Nërpëmjet një videoje në Facebook, Abdixhiku ka thënë se do të angazhohet që rinia të lidhet sa më shumë me teknologjinë.

Kryetari i LDK-së ka theksuar se e ardhmja është digjitale, ndërkohë që Kosova e ka rininë pasurinë më të madhe.

“Pasuria më e madhe e Kosovës është rinia. E ardhmja është digjitale. Kur t’i bëjmë bashkë rininë dhe teknologjinë, do ta kemi zhvillimin e kërkuar kaherë. Kosova mundet më shumë”, ka shkruar ai sipër videos së publikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat