Parashikimi i motit për fundjavë

Kosova

Parashikimi i motit për fundjavë

Më: 22 prill 2023 Në ora: 07:16
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë parashikimin e motit për fundjavë.

Sipas IHMK, të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Vranësirat gjatë ditës vende-vende parashihen të sjellin riga shiu të intensitetit të dobët, kryesisht në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore të vendit, ndërsa për rreth relievit malor , reshjet parashihen të jenë të intensitetit mesatar.

Ndërkaq, të dielën parashihet mot kryesisht i ngjashëm , por me rritje të lehta të temperaturave në vlerat e mesditës.

“Diell dhe vranësira të cilat nëpër vende të izoluara mund të sjellin riga të intensitetit të dobët, derisa në viset malore shi me intensitet mesatar. Përgjithësisht grafiku në fushat termike është duke u rritur në raport me ditët e fundit. Gjatë këtyre dy ditëve parashihet të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i juglindjes e lehtë deri mesatare”, thuhet në fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat