Lladrovci nderon heroin mantelbardhë dr. Hafir Shala

Kosova

Lladrovci nderon heroin mantelbardhë dr. Hafir Shala

Më: 10 prill 2023 Në ora: 17:05
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me familjarët e heroit dhe qytetarë, ka bërë homazhe dhe ka vendosur buqetë me lule, pranë shtatores së Heroit të Kosovës, dr. Hafir Shala.

Në shënimin e përvjetorit të kidnapimit dhe zhdukjes së heroit dr. Hafir Shala, z. Lladrovci ka shkruar: “Dr. Hafiri i takonte gjeneratës së mjekëve atdhetarë, i pandashëm nga fati i popullit të tij, duke dëshmuar guxim dhe vetëmohim për mjekimin e plagëve të luftës, duke qenë në radhët e para të mantelbardhëve çlirimtarë”.

Deklarimi i plotë:

Në përvjetorin e rrëmbimit dhe zhdukjes së dr. Hafir Shalës, kujtojmë me nderim të thellë, kontributin e tij në shërbim të qytetarëve në kohë lufte, në veçanti për shëndetësinë luftarake, shërbimin shëndetësor në kuadër të UÇK-së.

Dr. Hafiri i takonte gjeneratës së mjekëve atdhetarë, i pandashëm nga fati i popullit të tij, duke dëshmuar guxim dhe vetëmohim për mjekimin e plagëve të luftës, duke qenë në radhët e para të mantelbardhëve çlirimtarë.

Është e vështirë që edhe sot, kur e kujtojmë në këtë përvjetor, nuk dihet asgjë për fatin e tij, përkundër shprehjes së shqetësimeve për të nga dita e kidnapimit të tij, në të gjitha nivelet. Kjo dëshmon se çfarë mendonte okupatori dhe veglat e tij për Dr. Hafirin.

I përjetshëm është kujtimi për dr. Hafir Shalën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat