​MASHTI dhe UP arrijnë ujdi për reforma përmbajtësore në arsim

Kosova

​MASHTI dhe UP arrijnë ujdi për reforma përmbajtësore në arsim

Më: 3 mars 2023 Në ora: 13:18
Nagavci ka thënë se pikat që përfshin kjo marrëveshje, janë të një rëndësie të veçantë

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka lidhur Marrëveshje Bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” / Fakultetin e Edukimit, e cila bazohet në nevojën e bashkëpunimit në fushën e zhvillimit profesional të mësimdhënësve, drejtorëve të shkollave dhe profesionistëve të tjerë arsimor në Republikën e Kosovës.

Në njoftimin e MASHTI-it thuhet se marrëveshja synon implementimin e aktiviteteve të përbashkëta në formën e kombinimit të zhvillimit profesional të personelit të institucioneve të arsimit parauniversitar dhe hulumtimit shkencor në fushat përkatëse për të modeluar zhvillimin më koherent dhe të bazuar në dëshmi dhe për të arritur efektin e reformës përmbajtjesore.

Sipas komunikatës, nënshkruesit e Marrëveshjes, ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci dhe rektori i UP-së Qerim Qerimi, kanë theksuar rëndësinë që ka kjo marrëveshje e cila synon definimin dhe identifikimin e projekteve të përbashkëta për aplikim në fonde të ndryshme të mekanizmave të Bashkimit Evropian me qëllim të avancimit të aktiviteteve të zhvillimit profesional dhe hulumtimit brenda fushëveprimit të kësaj marrëveshjeje.

Në njoftim thuhet se ministrja Nagavci ka thënë po ashtu se pikat që përfshin kjo marrëveshje, janë të një rëndësie të veçantë për arsimin dhe hulumtimin shkencor, ndërsa theksoi gatishmërinë e saj dhe të MASHTI që me përkushtim të përmbushë përgjegjësitë dhe detyrat që ka marrë në këtë drejtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat