​Rrezik nga barnat e falsifikuara, mos blini nga interneti

Kosova

​Rrezik nga barnat e falsifikuara, mos blini nga interneti

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 14:06
Foto ilustrim

Në tryezën e diskutimit me temën “Parandalimi i barnave të falsifikuara: Fakte dhe shifra” të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, është potencuar se brenda një viti vdesin rreth 1 milionë njerëz nga barnat e falsifikuara.

Me këtë rast kryesuesi i Hulumtimit, Zhvillimit ‘Hoffmann – La Roche’, Pius Waldmeier, janë në përpjekje që t’i mbrojnë pacientët nga këto barna.

Ai ka treguar se tema e falsifikimit të barnave është globale, prandaj edhe vlerësimet, sipas tij, janë të ndryshme.

Waldmeier: Një milion njerëz çdo vit vdesin nga barnat e falsifikuara

“Ne nuk mund ta ndalojmë falsifikimin në gjithë botën, por mund të kontrollojmë zinxhirin e furnizimeve tona dhe ne mundohemi ta bëjmë zinxhirin sa më të sigurt që mundemi dhe sa më të vështirë që të falsifikohet…Shumica e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm se një milion njerëz çdo vit vdesin nga barnat e falsifikuara, kjo është shifër nga OBSH-ja. Kjo është e papranueshme, duhet të luftohet. Por, është e vështirë të parandalohet sepse ka shuma të mëdha parash që futen aty dhe ka shumë biznese që hyjnë aty”, tha mes tjerash Waldmeier.

Waldmeier tha po ashtu se vitin e kaluar nga 80 mijë faqe interneti është ofruar produkti në mënyrë të kundërligjshme, pra janë faqe të ndryshme, dhe është e pabesueshme sa shumë është rritur.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që mos të blejnë produkte nga internet, sepse sipas tij është shumë e rrezikshme.

Waldmeier: Mos blini produkte nga internet sepse është shumë e rrezikshme

“Ne mundohemi që ta mbrojmë pacientin sa më mirë që të mundemi por edhe t’i mbrojmë nga produkt e falsifikuara. E definojnë strategjinë se si ta parandalojmë falsifikimin, por nëse janë falco në rajon apo në vende të caktuara, ne kontaktojmë institucionet, organizatat e pacientëve, që të na japin informacione për barnat e falsifikuara, dhe mund të ndermirën hetime ndaj këtyre veprimeve kriminale. Ne duhet të zbulojmë barnat e falsifikuara para se të shkojë tek pacienti, qëllimi është të ndihmohet pacienti…Vitin e kaluar nga 80 mijë faqe është ofruar produkti në mënyrë të kundërligjshme, pra janë faqe të ndryshme, dhe është e pabesueshme sa shumë është rritur. Mos bleni produkte nga internet sepse është shumë e rrezikshme”, tha Waldmeier.

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha tha se po e përmbyllin kornizën ligjore sa i përket rregullave që kanë të bëjë me prodhimin, çmimin e produkteve në kudër të ligjit për caktimin e çmimit të barnave. Derisa shtoi se ky vit ka mungesë të dukshëm të buxhetit sa i përket listës esenciale barnave.

Berisha: MSH është duke përmbyllur kornizën ligjore që ka të bëjë me prodhimin dhe çmimin e barnave

“Ministria e Shëndetësisë është duke përmbyllur kornizën ligjore sa i përket rregullave që çdo gjë që ka të bëjë me prodhimin, çmimin e produkteve në kudër të ligjit për caktimin e çmimit të barnave. Tashmë diskutimi publik ka përfunduar dhe grupi së shpejti do të përfundojë edhe duke diskutuar komentet dhe diskutimet që janë dhënë nga shoqata, farmacistë, individ të ndryshëm. Veprimi i dytë ka të bëjë me rritjen e buxhetit për sa i përket furnizimit nga lista esenciale e barnave, dhe tashmë jemi edhe dëshmitarë që ky vit është si asnjëherë më parë me një buxhet kogja të mangët për furnizimin nga lista esenciale e barnave për material shpenzues mjekësor dhe barna. E po ashtu një hap tjetër, e kemi bërë edhe sa i përket monitorimit të këtij tregu apo të funksionalizimit të rregullt të institucioneve shëndetësore të industrisë farmaceutike me shumicë dhe pakicë duke shpallur edhe rekrutimin e tashmë në procedurë e sipër të 42 profesionisteve tjerë në Agjencionin e Inspektoratit Shëndetësor dhe farmaceutik”, tha Berisha.

Armend Zemaj, ish-ministër i Shëndetësisë tha se si problematikë ndër vite ka qenë sektori farmaceutik. Derisa shtoi se në vitin e tretë të kësaj qeverie po shpresojnë që Ligji për Shëndetësi dhe për çmimin e barnave të vijë më shpejtë.

Zemaj: Uroj të vijnë më shpejtë Ligji për Shëndetësi dhe për çmimin e barnave

“Ajo që është parë deri më tani dhe shprehet edhe pjesa që ndërlidhet me opinionin e përgjithshëm ka të meta të mëdha. Sigurisht pjesa kryesore ose shqetësimi ka të bëjë me prezantimin e rremë të barnave ose pjesa e cilësisë dhe kush është ai i cili mashtrohet në kuptimin e saj, është gjithmonë konsumatori, qytetari dhe kjo bie në Ministrinë e Shëndetësisë, pjesa e mbikëqyrjes po ashtu që nënkupton me qëllim ose pa duket se Inspektorati Shëndetësor është lënë nën hije edhe të numrit të stafit dhe të mbikëqyrjes. Por, edhe aty ku ka pasur mbikëqyrje shpesh është raportuar për interferime që ndërlidhen me afera korruptive. Në vitin e tretë të kësaj qeverie po shpresojmë që këto dy ligje së shpejti të vijnë Ligji për Shëndetësi dhe për çmimin e barnave dhe do të fuqizojmë edhe pjesën e standardit dhe mbiqkyrjes”, tha Zemaj./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat