Policia tregon arsyet e mosfunksionimit të profilit zyrtar në Facebook

Kosova

Policia tregon arsyet e mosfunksionimit të profilit zyrtar në Facebook

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 14:39
Ilustrim

Profili zyrtar i Policisë së Kosovës, “Kosovo Police”  në Facebook është jashtë funksionit.

Policia për teve1.info ka bërë të ditur se arsyeja e mosfunksionimit të faqes në rrjetin social Facebook, janë probleme teknike të cilat janë shfaqur që dy ditë.

Për këtë problem, sipas Policisë, janë marrë masat adekuate përmes mekanizmave kompetent, me qëllim që të evidentojnë problemin e shfaqur.

“Lidhur me këtë janë marrë masat adekuate përmes mekanizmave kompetent, me qëllim të evitimit të problemit”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Profili zyrtar i PK-së, tash e dy ditë nuk është i qasshëm. Përmes këtij profili janë shpërndarë lajmet zyrtare të realizuara nga njësitë policore në të gjithë rajonin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat