Policia po e heton vdekjen e 15-vjeçares në Brezovicë

Kosova

Policia po e heton vdekjen e 15-vjeçares në Brezovicë

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 10:55
Foto ilustrim

Një 15-vjeçare e nacionalitetit serb ka vdekur, pas lëndimeve që i ka pësuar derisa po rrëshqiste në borë në Qendrën e Skijimit në Brezovicë.

Policia ka bërë të ditur se po e heton këtë rast.

“Viktima femër kosovare dyshohet se derisa ishte duke rrëshqitur në borë, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar.

Si pasojë e njëjta ka pësuar lëndime trupore dhe fillimisht është dërguar në Shtëpinë e Shëndetit në Shtërpcë e me pas në Spitalin e Mitrovicës ku edhe ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat