Nis asfaltimi i rrugës në fshatin Tërpezë e Ulët të Malishevës

Kosova

Nis asfaltimi i rrugës në fshatin Tërpezë e Ulët të Malishevës

Më: 13 shkurt 2023 Në ora: 17:42
Foto: Komuna e Malishevës

Filluan punimet e rrugës në fshatin Tërpezë e Ulët të komunës së Malishevës. Kjo rrugë është e gjatë 1200 metra dhe financohet nga buxheti vetanak i komunës së Malishevës.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, së bashku me drejtorin e Urbanizmit, Avdi Morina, kanë parë nga afër fillimin e punimeve  të rrugës në fshatin Tërpezë e ulët.

Kryetari Kastrati ka uruar banorët e këtij fshati dhe është zotuar për -''projekte të radhës që do të investojnë në infrastrukturën rrugore dhe në fushat tjera të cilat drejtpërdrejt do të ndikojnë dhe  përmirësojnë jetën e qytetarëve”.

Ndërkaq banorët, siç njofton Zyra për informim e komunës së Malishevës,  e kanë falenderuar Kastratin për punën dhe angazhimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat