​Parregullsi të ndryshme në tregun e gjelbër dhe tregun e kafshëve në Podujevë

Kosova

​Parregullsi të ndryshme në tregun e gjelbër dhe tregun e kafshëve në Podujevë

Më: 28 janar 2023 Në ora: 17:24
Foto ilustrim

Drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Podujevës me asistim edhe të Policisë së Kosovës, sot në orët e hershme të mëngjesit ka zhvilluar një aksion duke inspektuar tregun e gjelbër dhe tregun e kafshëve që operojnë në Podujevë.

Sipas njoftimit të komunës, gjatë kontrolleve janë evidentuar parregullsi të ndryshme në këto tregje, për të cilat drejtoria e inspeksionit do të merret seriozisht në eliminimin e tyre.

Drejtoria e Inspeksionit ka për qëllim vendosjen e rendit dhe rregullit në këto ambiente, i cili për shkak të mënyrës se si funksionon aktualisht, krijon bllokada në hapësira publike, si dhe në aspektin ambiental grumbullohen mbeturina, të cilat edhe po e rrezikojnë shëndetin e qytetarëve.

Pjesë e këtij aksioni ishte edhe drejtoresha, Florentina Osmani”, thuhet në njofitm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat