​Ish-të Burgosurit Politikë të Kosovës mbështesin propozimin që lulëkuqja të përzgjidhet simbol i gjenocidit mbi shqiptarë

Kosova

​Ish-të Burgosurit Politikë të Kosovës mbështesin propozimin që lulëkuqja të përzgjidhet simbol i gjenocidit mbi shqiptarë

Më: 4 janar 2023 Në ora: 18:00
Foto ilustrim

​Ish-të Burgosurit Politikë të Kosovës mbështesin propozimin që lulëkuqja të përzgjidhet simbol i gjenocidit mbi shqiptarë

Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës mbështesin propozimin që lulëkuqja të përzgjidhet simbol i gjenocidit mbi shqiptarë.

Ajo këtë e bazon duke vlerësuar se krimet barbare serbe e malazeze ndaj popullsisë shqiptare, veçmas ndaj afro gjysmës së saj që ka jetuar në trojet e veta etnike e historike të pushtuara nga Serbia e Malit të Zi në vitin 1912, të ripushtuara pas Luftës së Dytë Botërore si dhe krimet e bëra gjatë luftës në Kosovë në vitet e 90-ta të shekullit që lamë pas, kanë pasur përmasa gjenocidi me pasoja të rënda për popullin tonë dhe të ardhmen e tij, nismën për përdorimin e lulëkuqes si simbol të gjenocidit e vlerësojmë të qëlluar dhe si të tillë e përkrahim.

Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës po ashtu thotë se e përkrahin edhe për arsye se historiografia serbe dhe malazeze, përzënien me zjarr e hekur të popullsisë shqiptare nga trevat në kufi me Serbinë, Kurshumlia, Leskovci, Prokupla, Toplica, Vranja e Nishi, gjatë viteve 1877-1878, e ka paraqitur dhe vazhdon t’i paraqesë si luftë “për çlirimin e spastrimin e tokave serbe nga turqit”, kurse operacionet e përgjakshme ushtarake gjatë luftërat ballkanike, të zhvilluara në brendi të territorit shqiptar, i arsyeton si ‘’ interes strategjik ekonomik për dalje në det... ’’

Për më tepër, ish-të burgosurit politikë përkujtojnë se krime të tilla ushtria dhe policia serbe ka bërë edhe kah fundi i Luftë së Parë Botërore, në vitet 1918 e 1919, ndërmjet dy luftërave botërore. Në fund të Luftës së Dytë Botërore, në vitet 1944-1945, vrasjet anekënd Kosovës e trojeve shqiptare të ripushtuara me mashtrimin më të dëmshëm për shqiptarët, vrasja në masë e popullsisë civile në Drenicë e, veçmas, vrasja e mijëra të rinjve duarthatë në Tivar, të mobilizuar gjoja për të përzënë ushtrinë gjermane nga Jugosllavia, janë bërë me qëllim të dobësimit të qenies biologjike të popullsisë shqiptare, formë kjo e veçantë gjenocidi.

“Ne, të burgosurit politikë, kemi arsye shtesë për përkrahjen e propozimit për përzgjedhjen e lulëkuqes si simbol të gjenocidit mbi shqiptarë, sepse për përpjekjet e luftën e pareshtur të shumë e shumë brezave për lirinë e pavarësinë e popullit tonë, nga regjimi jugosllav, prej vitit 1944 deri qershor të vitit 1999, shqiptarët janë dënuar me 6.667 shekuj burg”, thuhet ndër tjera në komunikatë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat