Në Mushtisht të Therandës zbulohen shtatoret e Hasan Prishtinës e Adem Jasharit

Kosova

Në Mushtisht të Therandës zbulohen shtatoret e Hasan Prishtinës e Adem Jasharit

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 16:11
Shtatoret e Hasan Prishtinës e Adem Jasharit

Me një organizim me bashkëfinancim të komunës së Suharekës dhe Ministrisë së Infrastrukturës, të hënën, u përuruan shtatoret e dy heronjëve të kombit tonë, Hasan Prishtina dhe Adem Jashari. Të pranishëm ishin përfaqësues të familjes Jashari dhe familjes të Hasan Prishtinës, dhe  institucionve të Republikës së Kosovës.

Zbulimi i shtatorëve është bërë për nder të shënimit të ditëlindjes së heroit legjendar, Adem Jashari dhe 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Në përurimin e shtatorëve kanë marrur pjesë ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-së së UÇK-së, Faton Klinaku, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj dhe familjet Jashari dhe Prishtina.
Para të pranishmëve, kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj theksoi se 28 nentori në këtë shesh, është i veçantë ngase po vendosën shtatoret e dy figurave kombëtare.

“Adem Jasharin padyshim e ka frymëzuar vepra patriotike e Hasan Prishtinës, por edhe Hasan Prishtina do mburrej me Adem Jasharin”, tha ai.

Ndërsa Zëvëndësministri Hysen Durmishi tha se “Hasan Prishtina dhe Adem Jashari janë shembulli dhe motivi për secilin, teksa u shpreh se kjo festë është më ezbehtë për shkak të gjykimeve politike nga gjykata që po bëhen padrejtsinë”.

Figurat e dy heronjëve u vlersuan lartë edhe nga ish Presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu dhe të pranishmit e tjerë.

Ndërkaq pjesëtari i familjes Hasan Pristina dhe themeluesi i Fondacionit me të njejtin emër, Mehmet Prishtina, duke iu drejtuar të pranishmëve, ndër të tjera u shpreh se “detyrim i yni moral e patriotik është që të nderojmë kujtimin për heronjtë dhe ideologët tanë, pa të cilët nuk do ta kishim edhe lirinë që kemi  sot.
Pra, imagjinojeni për një moment sikur në shiritin e kohës të mungojnë dy figura markante të kombit tonë – Hasan Prishtina dhe Adem Jashari.

A thua vallë si do të dukej ajo kohë e cila nuk do të kishte këta dy kolosë të mendimit e të pushkës?  Si do ta interpretonim ne sot historinë dhe çfarë të ardhme do të kishte kombi ynë nëse do të mungonte fuqia e ndikimit politik të Hasan Prihtinës në lëvizjen tonë kombëtare dhe nëse do të mungonte rezistenca e Adem Jasharit, e cila u shndërrua në kushtrim lirie për qindar e mijëra djem e vajza të rreshtuar në UÇKnë tonë legjendare?

Por, fatbardhësisht, ata i kishim në momentin dhe vendin e duhur, atëherë kur për fatin e kombit tonë duhej të vendosnim ne, por ata i kemi edhe sot këtu në mesin tonë….

Ideologu i Pavarësisë dhe i përpjekjeve tona shtetndërtuese – Hasan Prishtina sot ndodhet krah për krah me Komandantin legjendar Adem Jashari këtu në fshatin  Mushtisht, dhe ky është një nder modest që ne si gjeneratë, por edhe si familje po  ua bëjmë këtyre dy vigajve të kombit tonë. Me këtë Kosovës po i kthehen vlerat e saj edhe jasht qendrave, sepse këto vlera ndodhen të shpërndara si thërmija të çmueshme dhe ato tash vijnë natyrshëm dhe marrin formën e këtyre dy  figurave në bronz që percjellin historinë njëshekullore te luftes për liri e dinjitet kombëtar, duke filluar nga Hasan Prishtina 1908-12 -1933 dhe Adem Jashari 19888-1998.
Hasan Prishtina dhe Adem Jashari, edhe pse vepruan në kohë e kontekste të ndryshme politike e kombëtare, ata megjithatë përfaqësojnë hallkat më të rëndësishme të përpjekjeve tona për liri e pavarësi . Këto dy figura markante do të donte t’i kishte çdo komb i përparuar i botës, dhe për rrjedhojë një komb që në gjiun e vet ka arritur të kultivojë figura të tilla, ai komb jo vetëm që e meriton larine, por duhet të merret edhe si model për kombet tjera, siç po merret model në shumë doktrina ushtarake të botës rezistenca titanike e Familjes Jashari e cila me aktin e vetflijimit dëshmoi se nuk ka fuqi në botë që mund ta shuaj dëshirën dhe vullnetin e një populli për liri dhe pavarësi.

Prandaj jo edhe rastësisht sot në Mushtisht, krah për krah me Hasan Prishtinën, po e vendosim edhe busin e komandantit legjendar Adem Jashari, pikërisht ot kur ditëlindja e tij sot përkon me Ditën e henjtë të Flamurit tone kombëtar.
Urime ditëlindjen komandant dhe kujtimi për ty dhe familjen tënde qoftë i përjetshëm.

Duke qenë krah për krah njëri tjetrit,  Hasan Prishtina e Adem Jashari, tash e tutje do të jenë edhe një arsye më shumë që nga lulet e bukura të Sharrit të ndërtojmë kurorën e lavdisë dhe respektit për gjithë kontributin madhor që ata kanë dhënë për kombin. Heronjtë vetëm fizikisht shkojnë nga kjo botë. Ata vazhdojnë të jenë me ne, edhe atëherë kur menaxhimi i proceseve ka nevojë për një vëzhgim të heshtur të heronjve tanë. Jemi me fat që rrugëtimi ynë si komb u trasua falë angazhimit dhe sakrificë sublime të Hasan Prishtinës dhe Adem Jasharit, nën vëzhgimin e të cilëve do të jenë edhe proceset në vijim, nënvizoi Mehmet PRISHTINA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat