Malisheva shpall “Qytetar nderi” tri personalitete

Kosova

Malisheva shpall “Qytetar nderi” tri personalitete

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 11:43
Asambleja Komunale

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka njoftuar se Asambleja Komunale dje ka marrë vendim që t’i shpallë “Qytetar Nderi” të Komunës së Malishevës tri personalitete, me veprimtarinë e tyre dhe të familjeve të tyre, sipas tij, sot krenohet gjithë shqiptaria.

Sipas Kastratit, “Qytetar Nderi” i Komunës së Malishevës, janë shpallur këto personalitete:

z. Xhemal Jashari, vëllai i Dëshmorit të Kombit Ismet Jashari – Komandant Kumanova, njëri ndër luftëtarët dhe komandantët më emblematikë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që asokohe ishte bërë burim frymëzimi për luftëtarët e lirisë në mbarë Kosovën.

z. Skënder Sinani, vëllai i Dëshmorit të Kombit Tahir Sinani, ku me veprimtarinë dhe heroizmin e tij dhe gjithë familjes së tij sot ndihemi krenar të gjithë ne, gjithë Malisheva, gjithë Kosova dhe gjithë Shqiptaria.

z. Shpëtim Idrizi, deputet në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë, i cili mbrojti luftën e UÇK-së në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, si dhe bëri organizime brenda dhe jashtë Shqipërisë për promovimin dhe zgjidhjen e çështjes çame.

“Ceremoninë solemne të dhënies së çmimit “Qytetar Nderi” i Komunës së Malishevës, për këto personalitete të nderuara, do ta bëjmë pikërisht në seancën solemne që Komuna e Malishevës do të mbaj me rastin e shënimit të Festave të Nëntorit”, shkroi Kastrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat