Ngjarjet në Kuvend, VV: Zgjedhjet e jashtëzakonshme të domosdoshme

Kosova

Ngjarjet në Kuvend, VV: Zgjedhjet e jashtëzakonshme të domosdoshme

Më: 4 tetor 2012 Në ora: 15:52

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar për mes një komunikate për media lidhur me procesin e privatizimit dhe ngjarjet e fundit qe kane ndodhur ne Kuvendin e Kosovës. Sipas VV-së pas te gjithë këtyre që ndodh dhe kanë ndodhur deti tani,. kjo Qeveri duhet të shkojë për të shpëtuar Kosova dhe për t’u mundësuar shtetndërtimi dhe zhvillimi ekonomik.
“Pas diskutimit të djeshëm për procesin e privatizimit në përgjithësi, me theks të veçantë në privatizimin e ndërmarrjeve publike të Kosovës, Kuvendi i Republikës së Kosovës ende nuk e ka thënë fjalën e fundit. Diskutimi në Kuvend për çështjen e privatizimit nuk është përmbyllur. Madje, shumica dërrmuese e deputetëve që diskutuan dje ishin kundër këtij privatizimi abuziv që po e zbaton Qeveria. Rrjedhimisht Qeveria nuk ka të drejtë të ndërmarrë asnjë hap tutje në këtë proces. Çfarëdo procedimi i qeverisë për privatizimin është jolegjitim, i papranueshëm, dhe do të përballet me kundërshtim të ashpër dhe të fuqishëm qytetar e të aktivistëve të VETËVENDOSJE!-s”, ka thënë kjo lëvizje.
“Ne kemi kërkuar që mocioni i përbashkët i tre grupeve parlamentare të votohet dje pas debatit. Ky mocion bënte thirrje për pezullimin e procesit të privatizimit dhe që Kuvendi të jetë instanca e fundit vendimmarrëse për privatizimin e pronës publike. Votimin e mocionit nuk e lejoi Kryetari i Kuvendit për shkak se ishte në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit. Ai tha që mocioni duhet të dorëzohet, paraprakisht të protokollohet dhe t’ju shpërndahet deputetëve. Ne e respektuam këtë për shkak se e respektojmë Rregulloren. Sot, prapë refuzuam ta shkelim rregulloren siç kërkohej nga kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci”.
Qeveria dhe deputetët e saj e braktisën sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ata e dëshmuan sërish që e preferojnë informalitetin dhe anarkinë, se duan të marrin vendime dhe veprime ekzekutive jashtë Kuvendit të Republikës dhe kundër Republikës së Kosovës. Kjo Qeveri duhet të shkojë për të shpëtuar Kosova dhe për t’u mundësuar shtetndërtimi dhe zhvillimi ekonomik. Zgjedhjet e jashtëzakonshme janë të domosdoshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat