Mbahet “Festivali i Patates”, Idrizi: Këto produkte kanë prekur tregjet botërore

Kosova

Mbahet “Festivali i Patates”, Idrizi: Këto produkte kanë prekur tregjet botërore

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 18:41
Ferit Idrizi

Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, të mërkurën është mbajtur “Festivali i Patates”, festival ky i parvjetshëm.

Kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi, tha se produktet e patates po prekin tregjet botërore. Ai përmendi edhe përkrahjen që ka dhënë si Komunë për bujqit e kësaj ane.

“Sot jam i privilegjuar të hap Festivalin tradicional të patates, sepse tradicionale është edhe puna e patates në Vushtrri si një degë e bujqësisë që i sjellë përfitime jo vetëm qytetit tonë por sot patatja ka arritur si një kulturë që ka prekur tregjet ndërkombëtare, ku produktet e patates sot eksportohen në shumë vende të botës”, tha ai

Sivjet bujqit vushtrrias e patën një vit sfidues për shkak të kushteve klimatike atmosferike që për shkak të reshjeve të vazhdueshme të shiut. Kemi subvencionuar ujitjen e tokave bujqësore me 50 për qind”, tha ai.

E ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, tha se përkrahja për bujqit në Kosovë, nuk do të mungojë.

Ai përmendi edhe ndarjen e mjeteve në kuadër të subvencioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat