Lansohet fushata ‘Gjithpërfshirje’, ndërgjegjësim për sindromën Down

Kosova

Lansohet fushata ‘Gjithpërfshirje’, ndërgjegjësim për sindromën Down

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 23:47
Foto nga vendngjarja

Në kryeqytet ka nisur fushata "Gjithëpërfshirje" e cila për qëllim ka që muajin tetor ta quajë muaj i ndërgjegjësimit për personat me sindromën Down.

Ermelinda Hyseni, e cila është pjesë e “Down Syndrome Kosova, foli për të drejtat që duhet t’i gëzojnë personat me sindromën down.

Pjesëmarrësit thanë se vajzat janë luftëtare të denja kundrejt pabarazisë.

“Megjithëse vajzat tona dëshmojnë çdo ditë se janë luftëtare të denja kundrejt pabarazisë, stereotipeve dhe diskriminimit, nuk është e mjaftueshme, prandaj duhet të vazhdojmë përpjekjen tonë që fëmijëve vajzave t’u sigurohet një jetë e sigurt, arsimim, shëndet të plotë dhe shanse të barabarta që ato të shkëlqejnë kurdo e kudo”, deklaroi Vjosa Osmani, presidente e Republikës së Kosovës.

“Tetori nuk është vetëm muaji i vajzave por edhe muaji i ndërgjegjësimit për personat me sindromën down, ata janë si ne të ngjashëm e të ndryshëm, por të barabartë secili fëmijë duhet të ketë të drejtë dhe mundësi për ta arritur potencialin e vetë të vërtetë”, tha mes tjerash, presidentja Osmani.

 “Aktivizimi dhe mobilizimi për barazi gjinore janë çështjet kryesore të formësimit të veprimeve pozitive për komunitetet lokale dhe më gjerë. Sot, në ditën Ndërkombëtare të Vajzave dhe në vitin e shpallur si viti I personave me aftësi të kufizuara në Kosovë, jemi këtu për ta rritur ndërgjegjësimin për sfidat e veçanta me të cilat përballen vajzat me aftësi të kufizuara dhe potencialin që ato e kanë”, deklaroi Maria Suokko, përfaqësuese e përhershme e UNDP-së në Kosovë

 “Sot si përfaqësuese e një organizate me shumë sfida gjatë rrugëtimit tonë jemi munduar dhe në vazhdimësi promovojmë vlera jo vetëm për komunitetin tonë por promovojmë vlera që në këtë vend ka një të ardhme të sigurt vetëm duhet dhënë kontributi i secilit”, deklaroi Sabahate Beqiri, drejtoreshë e Down Syndrome Kosova.

Në këtë fushatë u theksua nevoja për një qasje të barabartë në shoqëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat