Guvernatori Mehmeti takoi drejtuesit e Këshillit të Byrove

Kosova

Guvernatori Mehmeti takoi drejtuesit e Këshillit të Byrove

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 16:07
Pamje nga takimi

Guvernatori Mehmeti takoi drejtuesit e Këshillit të Byrove.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka pritur në takim, znj. GreetFloré, drejtoreshë menaxhuese e Këshillit të Byrove në Bruksel, e cila është organizatë menaxhuese e sistemit të Kartonit të Gjelbër.

Guvernatori Mehmeti e informoi znj. Floré rreth zhvillimeve të fundit në sistemin financiar, e në veçanti në sektorin e sigurimeve. Gjithashtu, Guvernatori Mehmeti e njoftoi znj. Floré se Kosova ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme duke plotësuar kështu, të gjitha kushtet që lidhen me anëtarësimin e Kosovës në Kartonin e Gjelbër.

Nga ana tjetër, drejtoresha menaxhuese e Këshillit të Byrove në Bruksel, znj.GreetFloré, falënderoi Guvernatorin për shpalosjen e informatave dhe shprehu gatishmërinë e rritjes së mëtutjeshme të bashkëpunimit mes dy institucioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat