​Eksperti norvegjez Martinsen: Gratë e dhunuara duhet të jenë prioritet edhe pas 23 vitesh

Kosova

​Eksperti norvegjez Martinsen: Gratë e dhunuara duhet të jenë prioritet edhe pas 23 vitesh

Më: 12 shtator 2022 Në ora: 11:28
Foto ilustrim

Me temën "Dëshmitë e luftës në Kosovë 1998-1999-nxjerrja e kufomave nga puset", eksperti norvegjez Josef Martinsen ka mbajtur ligjëratë për krimet gjenocidiale të serbëve të kryera mbi popullatën shqiptare. Ai ka rrëfyer për nxjerrjen e trupave të vdekur nga puset, për çka tha se ajo çfarë ka përjetuar ka qenë e çuditshme. Gjatë së hënës, në ligjëratën e tij ka folur edhe për 423 gratë e dhunuara të cilët kanë nënshkruar një dokument për UNMIK-un dhe qeverinë e atëhershme. Martinsen ka deklaruar se për të njëjtat nuk është bërë asgjë dhe për këtë para pesë vjetësh i është drejtuar qeverisë, por sërish nuk ka marrë një përgjigje. 

Koordinatori i UNHCR gjatë viteve 98-99, Josef Martinsen tha se nuk është bërë mjaftueshëm nga qeveria dhe UNMIK-u për të ndihmuar gratë e dhunuara gjatë luftës së fundit. 

Martinsen: Ka mijëra të dhunuara, shumica prej tyre janë regjistruar

"Ka shumë, ka mijëra të dhunuara Shumica prej tyre janë regjistruar, sepse është dashur të japin një deklaratë se pse po largohen nga Kosova. Ka shumë dokumentacion për këtë. Por askush nuk gjen një interes të shikojë këtë. Rastin e veçantë që do të propozojë ka të bëjë 423 gra të dhunuara. Ato janë pajtuar me qeverinë dhe UNMIK-un që ta firmosin një dokument që tregon historinë e tyre. Qe shpjegon krimin që u është bërë. Me anë të nënshkrimin të këtij dokumenti, UNMIK-u dhe qeveria e atëhershme u ka premtuar se do të ju ndihmojnë kur ato të kthehen në shoqëri. Mijëra tjera kanë refuzuar të nënshkruajnë sepse ato menduan e ardhmja në Kosovë përfundon. Por këto 423 nuk kishin zgjidhje tjetër. Ato nuk ishin në gjendje të mirë ekonomike, kishin fëmijë për tu përkujdesur për ato. Ato i besuan UNMIK-ut dhe qeverisë se ata do ju ndihmojnë me mjete financiare, shëndetësi. Por për habi për këto 423 gra asgjë nuk ka ndodhur prej asaj kohe. Kur ato nënshkruan këtë dokument asgjë nuk ndodhi", ka thënë ai. 

Më tej, në ligjeratën e tij ka cekur se në atë kohë qeveria dhe UNMIK -u ka pasur nevojë të ketë dokumente legale për krimet që u kryen në Kosovë. Megjithatë, ai shton se asgjë nuk ndodhi me këto dëshmi. 

Martinsen:Çfarë ndodhi kur këto gra u kthyen në familjet e tyre ishte e tmerrshme. 

"Ajo çfarë ndodhi kur këto gra u kthyen në familjet e tyre ishte e tmerrshme. Ishte përtej imagjinatës. Me ato çfarë këto gra është dashur të kalojnë. Ato ishin të braktisura dhe të bëra me dorë dhe nuk u është dhënë shansë e mundësi për një vend pune apo diçka tjetër. Kjo është arsyeja kryesore pse unë jam këtu. Që të prezantojë këtë rast", ka shtuar ai. 

Eksperti norvegjez theksoi se detyra kryesore është që të trokitet para qeverisë dhe se një gjë e tillë është prioritet edhe pas 23 vjetësh.

Martinsen: Kur ju i shkruani qeverisë, ju prisni përgjigje. 

"Pesë vitet e fundit kemi dërguar letra qeverisë dhe po presim. Kur ju i shkruani qeverisë, ju prisni përgjigje. Por ata nuk kthyen asnjë përgjigje. Për mua personalisht ishte e pabesueshme. Unë shpresoj që shpejt ata do të qartësojnë këtë ngjarje, me një lloj kompensimi për këto 23 vite. E habitshme këtë herë kur erdha në Kosovë, pata mundësinë të takojë zyrtarët e qeverisë, një takim 1 orë e 30 minuta me zëvendësministrin e Drejtësisë, shpresoj që do ta diskutojë me qeverinë", ka deklaruar ai. 

Martinsen ka prezantuar edhe tri librat e tij në tri gjuhë për krimet e luftës të kryera ne Kosovë. Ku mes tjerash përmenden edhe nxjerrja e trupave të vdekur nga puset. 

Martinsen: Ka marrë tetë muaj që të pastrohen këto puse me nxjerrjen e trupave të vdekur.

"Kemi qenë te mijëra puse të ujit, shumica prej tyre me njerëz. Ka pasur kafshë në to, mbeturina. Ka marrë tetë muaj që të pastrohen këto puse me nxjerrjen e trupave të vdekur. I kemi identifikuar dhe i kemi raportuar në Tribunalin e Hagës. Ka qenë përgjegjësia e tyre që të kërkojnë për atë çfarë ka ndodhur në Kosovë. Ajo çfarë kam përjetuar ka qenë e çuditshme", ka përfunduar eksperti norvegjez. 

Kjo ligjëratë është organizuar nga Instituti Shkencor Kosovaro-Suedez. 

Drejtoresha e Institutit, Salihe Salihu tha se Serbia po vazhdon të mohojë krimet e luftës. 

Salihu: Tentohet të mohohen krimet e kryera.

"Në këtë fazë të doktrinës tentohet të mohohen krimet e kryera. Vuçiq dhe Bërnabiq po mohojnë krimet e luftës. Apelojmë te Borrel, Lajçak dhe Escobar që të ndërprejnë dhe të ndalojnë këtë fazë gjenociadiale. Dhe të kërkojnë falje për krimet e kryera në Kosovë. 

Koordinatori i UNHCR dhe eksperti norvegjez ka folur edhe për 400 varrezat masive, ku tha se kjo tregon për krime lufte. Martinsen tha se është e rëndësishme që të tregohet se për 12 muaj në Kosovë janë kryer krime lufte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat