​Nagavci: Projektligji për paga është në diskutim paraprak

Kosova

​Nagavci: Projektligji për paga është në diskutim paraprak

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 20:29
Pamje nga takimi

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka takuar mësimdhënësit e Komunës së Prishtinës, me të cilët ka bashkëbiseduar për çështje të ndryshme në arsim, përfshirë fillimin e vitit të ri shkollor.

Ministrja Nagavci bëri të ditur se MAShTI i ka bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, ndërsa foli edhe për projektligjin për paga, i cili është në diskutim paraprak, angazhimin e asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta, ndarjen e buxhetit për mësimdhënësit me probleme shëndetësore dhe çështje të tjera të rëndësishme, si dhe veprimet të cilat janë ndërmarrë për përmirësimin e gjendjes në arsim.

Nagavci po ashtu i informoi mësimdhënësit për përmirësimin e infrastrukturës ligjore, përfshirë këtu Ligjin për tekste shkollore, Ligjin për AKA, Ligjin për arsimin e lartë dhe disa ligje tjera.

Sipas një njoftimit të MAShTI-të, u diskutua edhe për përmirësimin e infrastrukturës në shkolla dhe pajisjen e tyre me kabinete, laboratore e salla sportive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat