Ministrja Nagavci njofton për vitin e ri shkollor

Kosova

Ministrja Nagavci njofton për vitin e ri shkollor

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 09:18
Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Shkencës,Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, pritet të mbajë konferencë në mesditë, lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor.

Sipas njoftimit për medie të dërguar nga MASHTI, tema e konferencës do të jetë lidhur me përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2022/2023 dhe zhvillimet e përgjithshme në arsim.

Gjatë ditëve të fundit Sindikata e Arsimit ka paralajmëruar grevë në këtë sektor duke filluar nga java e ardhshme, për shkak të siç thotë nga Sindikata, mospërmbushjes së kërkesës së mësimdhënësve për rritje të pagës.

Në rast se me Projektligjin e Ri të Pagave nuk do të ketë rritje të pagës për mësimdhënës dhe këtyre të fundit nuk do t’u paguhen nga 100 euro deri në hyrjen në fuqi të Ligjit të ri, mësimdhënësit kanë paralajmëruar grevë të përgjithshme në arsim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat