Pas situatës në veri, kaq janë pritjet në pikat kufitare

Kosova

Pas situatës në veri, kaq janë pritjet në pikat kufitare

Më: 1 gusht 2022 Në ora: 07:38
Ilustrim

Pas gjendjes së krijuar dje në Veri të vendit në pikën kufitare tek Dheu i Bardhë vazhdojnë pritjet të jenë të gjata njëjtë si dje, mbi një orë.

Pikat në Jarinje e Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura, pasi në rrugët që çojnë në dy pikat kufitare me Serbinë  po vazhdojnë të jenë barrikadat e vendosura nga serbët lokalë.

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra kombëtare për menaxhim kufitar në Merdarë pritjet janë deri në 30 minuta.

Kujtojmë se dje Policia kishte njoftuar se për mbylljen e dy pikave kufitare për shkak të situatës së tensionuar në Veri.

Atje u ngritën barigada në shenjë proteste për vendimin e qeverisë për reciprocitetin në mospranimin e dokumenteve të lëshuara nga Serbia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat