54 të mitur u ngacmuan seksualisht më 2021

Kosova

54 të mitur u ngacmuan seksualisht më 2021

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 19:10
Foto ilustrim

54 raste të ngacmimit seksual ndaj të miturve janë iniciuar vitin e kaluar, ndërkaq 38 raste të tilla janë raportuar vetëm në pjesën e parë të vitit 2022.

“Policia e Kosovës që nga themelimi i ka trajtuar me seriozitet të gjitha rastet duke përfshirë edhe rastet e dhunës seksuale”, është përgjigjur Zyra për Informim e Policisë së Kosovës.

“Ndër vite policia ka realizuar edhe fushata vetëdijesimi  me qëllim të inkurajimit të viktimave për të  raportuar të gjitha rastet veçanërisht rastet e ndjeshme si dhuna seksuale”.

“Referuar kërkesës suaj ju përcjellim të dhënat e përgjithshme si në vijim:  gjatë vitit 2021 janë iniciuar 54 raste ‘ngacmimi seksual’, kurse, në periudhën janar-qershor 2022 janë raportuar 38 raste ‘ngacmimi seksual’.

Problemi i pedofilisë edhe njëherë ka rënë në qendër të vëmendjes pas një rasti të fundit në Prishtinë, ku një burrë 51-vjeçar dyshohet për sulm seksual ndaj një gjashtëvjeçareje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat