Idrizi: Skema e Qeverisë e mirëseardhur, do të bashkëpunoj me ta për çdo program që parasheh punësim

Kosova

Idrizi: Skema e Qeverisë e mirëseardhur, do të bashkëpunoj me ta për çdo program që parasheh punësim

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 18:17
Ferit Idrizi

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, nga radhët e PDK-së, Ferit Idrizi thotë se iniciativat për të hapur vende të reja pune janë gjithmonë të mirëseardhura dhe se për to Qeveria do ta ketë edhe përkrahjen e tij.

“Çdo iniciativë për me hap vende të reja të punës për mu është e mirëseardhur , e mirëpritur, sepse ne sytë i kemi kah rinia. “Sepse secili jo veç unë do këtë rini me ndal këtu edhe me pas ngat veti. Jam i gatshëm shumë me bashkëpunua me Qeverinë për çdo program që e bën për punësimin e të rinjve”, është shprehur Idrizi.

I, pyetur se sa pritet të përfitojë nga skema “Qeveria për familejt”, kjo komunë, i pari i saj ka thënë se nuk e di saktë, pasi që nuk kanë statistika.

Kjo, për shkak që siç thotë ai ka punëtor që punojnë e nuk janë fare të lajmëruar.

“Nuk e di saktë sa është numri i të papunëve në komunë sepse jemi duke u marrë me këtë çështje, për shkak se disa nuk janë fare të lajmëruar”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat