Ngjarjet për ditën e sotme

Kosova

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 29 prill 2022 Në ora: 06:32
Kuvendi i Kosovës

Ngjarjet e datës 29 prill 2022

- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla  raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Instituti GAP organizon konferencë për media ku do të prezantojë raportin “Kush ndikohet nga rritja e pagës minimale në Kosovë?”. (Zyret e Institutit GAP, ora 10:00)

- Në kuadër të kampanjës “Green & Clean” Komuna e Gjilanit organizon pastrimin e zones Dheu i Bardhë. (Dheu i Bardhë, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim një delegacion të afaristëve gjermanë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 506, ora 10:00 - Mediat mund të marrim pamje në fillim të takimit)

- Mbahet mbledhja e rregullt të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës. (Salla e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e katërt e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal, ora 10:00)

- Ministria e Mbrojtjes organizon ceremoninë e përmbylljes së Garës Ndërkombëtare Tradicionale “Ushtari më i mirë 2022”. (Kazerma e FSK-së 'Adem Jashari' , ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës organizon Konventën e saj programore “Lidhja për të ardhmen” në të cilën do të hapet debati gjithëpërfshirës rreth vizionit, orientimeve themelore dhe platformës programore të LDK-së. (Hotel Emerald, ora 11:00)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Donika Gërvalla do t'i pres në një takim mirëseardhje në Republikën e Kosovës, një grup prej 50 afaristëve gjerman, të cilët do të qëndrojnë në një vizitë 4- ditore në Kosovë. (Ndërtesa e Ministrisë, ora 11:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 12:00)

- Në kuadër të kampanjës “Green & Clean” Komuna e Gjilanit organizon pastrimin e fshati Bresalc. (Bresalc, ora 13:00)

- Në kuadër të kampanjës “Green & Clean” Komuna e Gjilanit organizon mbjelljen e luleve nëpër rreth rrotullimet e qytetit. (Gjilan, ora 15:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat