Banorët e Shajkovcit japin shtatëdhjetëmijë euro për memorialin e dëshmorëve

Kosova

Banorët e Shajkovcit japin shtatëdhjetëmijë euro për memorialin e dëshmorëve

Më: 2 prill 2022 Në ora: 20:16
Shajkovc

Banorët e Shajkovcit të Podujevës kanë filluar një iniciativë për ndërtimin e një sheshi memorial për dëshmorët e martirët e rënë në luftë.

Memoriali pritet të kapë vlerën e mbi shtatëdhjetëmijë eurove, të cilat do të grumbullohen nga mërgata.

Për këtë investim janë bërë tri projekte paraprake të cilat janë në garë.

Ajo që merr më së shumti vota, do të zgjidhet si projekt përfundimtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat