MASHTI dhe Zyra Greke prezantojnë romanin “Ditë e re” të Nikos Chrysos

Kosova

MASHTI dhe Zyra Greke prezantojnë romanin “Ditë e re” të Nikos Chrysos

Më: 2 mars 2022 Në ora: 07:10
Ilustrim

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknoligjisë dhe Inovacionit (MASHTI) në bashkëpunim me Zyrën Ndërlidhëse Greke në Prishtinë, organizojnë ceremoninë e prezantimit të romanit “Ditë e re” të autorit Nikos Chrysos.

Në këtë ceremoni do të kenë fjalë rasti ministrja Arbërie Nagavci dhe shefja e Zyrës Ndërlidhëse Greke në Prishtinë, Chryssoula Aliferi, si dhe autori i romanit, i cili në vitin 2019 u vlerësua me çmimin europian në letërsi.

Prezantimi i librit bëhet sot në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat