Emini takoi ekspertin ndërkombëtarë të arsimit, bashkëbiseduan për mundësinë e bashkëpunimit

Kosova

Emini takoi ekspertin ndërkombëtarë të arsimit, bashkëbiseduan për mundësinë e bashkëpunimit

Më: 1 mars 2022 Në ora: 16:01
Pamje nga takimi

Drejtoresha e Arsimit në Viti, Fatbardha Emini, sot ka pritur në takim ekspertin për sigurimin e cilësisë dhe zhvillimit profesional të mësimdhënësve, Robert Blease nga kompania ndërkombëtare DAI.

Me këtë rast është bashkëbiseduar për mundësinë e bashkëpunimit në kuadër të projektit të mbështetjes së arsimit fillor dhe të mesëm të lartë për komunën e Vitisë.

Përndryshe bëhet me dije se kompani ndërkombëtare për shërbime konsulente DAI po implementon këtë projekt me financimin e Bashkimi Evropian.

Drejtoresha Emini, theksoi se komuna e Vitisë, është e gatshme të bashkëpunoj në këtë projekt të rëndësishëm duke theksuar për këtë komunë rritja e vazhdueshme e cilësisë në arsim ka një rëndësi të veçantë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat