Ja si të duket sivjet monumenti i Newborn

Kosova

Ja si të duket sivjet monumenti i Newborn

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 22:25
Foto ilustrim

Fisnik Ismaili ka publikuar imazhet e asaj se si do të duket monumenti NEWBORN për këtë vit.

Përmes një postimi në Facebook ai zbuloi edhe temën e sivjetme.

Ismaili tregon që Winged Women – Gratë me Krahë, është tema sivjet dhe se i dedikohet gruas.

Njoftimi i plotë:

Po na duhen VULLNETARË! #NB14

Sivjet Monumenti NEWBORN i dedikohet grues. I kushtohet çikave tona në sport, në muzikë, në film, e në çdo fushë që po na e zbardhin fytyrën, por mbi të gjitha, i kushtohet grave që hala sot abuzohen e vriten në shtëpi të tyne, para familjeve të tyne.

Winged Women – Gratë me Krahë, është tema sivjet, ku monumenti NEWBORN, bashkë me krejt juve, kemi me i jepë grave krahë. Me i trajtue barabartë edhe me iu ndihmue me u ngritë çdo moment!

Për me e ngjyrosë kështu deri të enjten, me fytyra të plot grave, na duhet ndihmë prej njerëzve që e përkrahin këtë kauzë, dijnë me vizatue edhe kanë sy për detaj.

Thirreni/shkruani Mrikas në 049388947 ose Asafit në 045665515, për me u organizue, e hajde t’a bajmë të bukur prapë, dhe të veçantë si çdo herë.

Shihemi këto ditë.

#NEWBORN14 #NB14 #WingedWomen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat