Këto vende s’do të kenë energji nesër

Kosova

Këto vende s’do të kenë energji nesër

Më: 13 janar 2022 Në ora: 17:50
Ilustrim

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë, ka bërë të ditur se gjatë ditës së nesër do të ketë reduktime të energjisë në disa vendbanime deri në shtatë orë.

Kjo për shkak, siç thotë KEDS, do të ketë punime të domosdoshme për siguri të sistemit.

Komunikata e plotë e KEDS-it:

Prishtinë

1.

NS 110/10 kV Prishtina 7 do të ndërprehet:

NS 10/04kV Ulzat 1 (kodi: 19000040167) nga ora 10:30 deri 15:30

Vendet: Shtëpitë nën fshatin Amerikan dhe Pallatin e Drejtësisë në vazhdim të rr .Holger Petersen.

Arsyeja: Punime në Projektin NS Ulzat-1 Hajvali.

Pejë

1.

NS 110/10 kV Peja 2 do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Qyteti 2 (kodi: 51000013) nga ora 10:30 deri 12:30

Vendet: rrugët: 28 Nëntori, Agush Gjoci, Armend Kukleci, Bajram Curri, Bekim Berisha, Besnik Lajqi, Bill Clinton, e Uilsonit, Emrush Miftari, Esat Mekuli (një pjesë), Fatmir Ukaj (një pjesë), Hasan Cermexhia, Heronjët e Dukagjinit, Hoxhë Tasini, Hysni Zajmi, Jashar Ajdini (një pjesë), Kongresi 6 (një pjesë), Lidhja e Pejës, Mehmet Akif Peja, Papa Klementi i XI (një pjesë), Qendra Tregtare, Sali Gashi, Sali Gjuka dhe Serbeze Gashi.

Arsyeja: Vendosja e grupeve matëse pas ndërrimit të ormanit në TS 10/0.4kV.

Prizren

1.

NS 35/10 kV Pirana do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Pirana (kodi: 30034008) nga ora 11:00 deri 14:00

Vendet: Fshati Piranë.

Arsyeja: Ndërrimi i shtyllës së tensionit të mesëm në Piranë.

14.01.2021

Punimet nga palët e treta

Ferizaj

1.

TS 35/10 kV Ferizaj 3 do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Varoshi (Kodi: 40042005) prej orës 08:00 – 08:30

Vendet: fFshatrat: Elezaj (një pjesë), Gërlicë (një pjesë), Greme, Çardak-Kaçaniku i Vjetër (një pjesë), Magjistralja Ferizaj-Kaçanik (një pjesë), Rakaj dhe Varosh.

Arsyeja: Dislokimi i trafostacionit sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe Projektit të aprovuar.

15.01.2021

Punimet nga palët e treta

Gjakova

1.

TS 110/10 kV Gjakova 2 do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Tranzit (Kodi: 81000112) prej orës 13:00 – 16:00

Vendet:Hib Petrolli.

Arsyeja: Vendosja e bazës së siguresave të tensionit të ulët, sipas pëlqimit elektro-energjetik.

Prizren

1.

NS 110/10 kV Prizreni 3 do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Zhupa (kodi: 31000026) nga ora 13:00 deri 15:00

Vendet: fshatrat: Bogushevc, Drajçiq, Gornjasellë, Llokovicë, Lubinjë e Epërme, Lubinjë e Poshtme, Manastricë, Mushnikovë, Nebregoshtë, Pllanjan, Prevallac, Reçan, Sredskë, Stajkoc dhe Struzhë.

Arsyeja: Ndërrimi i shtyllës ekzistuese të tensionit të mesëm, sipas pëlqimit elektro-energjetik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat