​Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme në Kosovë

Kosova

​Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme në Kosovë

Më: 2 janar 2022 Në ora: 21:42
Ilustrim

Fushat me presion të lartë atmosferik që kanë përfshirë vendin tonë do të vazhdojnë ta mbajnë këtë situatë të qetë meteorologjike edhe gjatë pesë ditëve të ardhshme.

Të enjten vende-vende ka mundësi të ketë riga të lehta dhe të izoluara shiu. Në fushat termike do të regjistrohen temperaturave mbi vlerat e mesatareve për muajin janar.

Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 0-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 11-14 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-6 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat