Vazhdon ndëshkimi i atyre që nuk respektojnë masat anti-COVID

Kosova

Vazhdon ndëshkimi i atyre që nuk respektojnë masat anti-COVID

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 11:39
Ilustrim

Policia e Kosovës në 24 orët e fundit ka shqiptuar 351 gjoba ndaj qytetarëve që nuk respektuan masat e vendosura nga qeveria, përmes të cilave synohet mbrojtja dhe parandalimi i përhapjes së virusit korona.

Një ditë më parë policia shqiptoi 356 gjoba për shkelësit e masave anti-COVID-19.

Sipas masave në fuqi, shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 23:00.

Ndërkaq në raportin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) bëhet e ditur se në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 335, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 763.

Duke pasuar parasysh situatën epidemiologjike lidhur me COVID-19, variantet në qarkullim dhe me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik të popullatës, Komiteti për koordinim dhe vlerësim të situatës me pandeminë COVID-19 ka njoftuar se gjatë kësaj jave do të rishqyrtohen masat në fuqi dhe do të marren masa të tjera, sipas nevojës dhe zhvillimeve lidhur me virusin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat