Na iku Sejdi Koca, atdhetar i shquar i nacionalizmës shqiptare

Kosova

Na iku Sejdi Koca, atdhetar i shquar i nacionalizmës shqiptare

Nga: Izet Abdyli Më: 8 tetor 2021 Në ora: 14:14
Ibrahim Rugova, Sejdi Koca

E nderuara familje Koca, miq, shokë e bashkëveprimtar të burrit të madh të Drenicës Sejdi Koca.

Me dhembje në zemër sot morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të veprimtarit të devotshëm të çështjes kombëtare Sejdi Koca. Të rrallë janë njerëzit që përballë rrebesheve e furtunave të kohës të qëndrojnë vertikalisht ashtu siç ishte Baca Sejdë. Ai nuk u përkul para stuhive as me 1968, as me 1981, as me 1990. I vendosur e i gatshëm sa herë e kërkoj zëri i atdheut. Duke u vënë në ballë të intelektualeve të Drenicës ai për shumë vite udhëhoqi Degën e Lidhjes Demokratike në Skenderaj. Ai asnjëherë nuk u përkulë para vështirësive dhe çdoherë doli ballhapur.

Ai do të mbetet në kujtesën tonë si një burrë i urtë, trim e liridashës. Si një atdhetar i shquar i nacionalizmes shqiptare. Si në Rilindas i pavarësisë së Kosovës. Si një mik i dashur e i respektuar i Doktor Ibrahim Rugovës. Si njeri që rrezatonte mirësi e dashuri. Jam me fat që e njoha dhe e kisha mik të dashur e të sinqertë. I përjetshëm qoftë kujtimi për të.

Prehu i qetë në tokën mëmë që aq shumë e deshe.

Nderë e respekt veprës tënde të pavdekshme!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat