Deputetja e AAK-së: Au Kushtrim..para sa ditë humbe edhe babanë

Kosova

Deputetja e AAK-së: Au Kushtrim..para sa ditë humbe edhe babanë

Nga: H.O. Më: 3 tetor 2021 Në ora: 15:58
Kushtrimi

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, në një postim të saj në Facebook ka shkruar për vdekjen e një të riu duke thënë se është tronditëse që para disa ditësh edhe babai i tij ndërroi jetë.

Kadrijaj shkruan se familjarët shqetësoheshin që të paktën ky ta kalonte këtë sfidë.

Postimi i plotë:

Au Kushtrim ..

Sa menduam se ja dole prej kësaj sëmundje vdekjepruese nuk paska qene e vertetë.

Tronditëse se para sa ditë humbe edhe babanë për të cilin as qe e more vesh që ka vdekur.

Familjarë të gjithë angazhimin dhe shqetësimin e kishin që bile ti ta mbijetoje kete sfidë.

Qofsh banor i xhehnetit e familjes ngushëllime të sinqerta.Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat