​Fluks në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, pritjet deri më shumë se tri orë

Kosova

​Fluks në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, pritjet deri më shumë se tri orë

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 16:36
Merdare

Edhe gjatë ditës së sotme radhët e pritjeve në pikat kufitare të Kosovës vazhdon të jetë deri në më shumë se tri orë.

Kolona me automjete në pikën kufitare të Merdares, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme të Kosovës nga ora 16:17, është 200 metra e gjatë dhe për të kaluar kufirin duhet pritur nga një orë e gjysmë deri në dy orë e dhjetë minuta.

Radhë të gjatë ka edhe në pikën tjetër kufitare te Dheu i Bardhë, ku është formuar kolona 1.4 kilometra e gjatë dhe pritjet janë deri në tri orë e njëzet minuta.

Ndërkaq në Vërmicë nuk ka kolonë dhe se pritjet janë 5 deri në 10 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat