Jashari përsërit zotimin për angazhim maksimal për të rinjtë e Skenderajt

Kosova

Jashari përsërit zotimin për angazhim maksimal për të rinjtë e Skenderajt

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 22:39
Bekim Jashari

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, gjatë ditës sotme ka marr pjesë në shënimin e Ditës Botërore të Rinisë, e cila është përcjell me shumë aktivitete kulturore, edukative e sportive.

Në këtë ditë të shënuar për rininë, kryetari Jashari ka ripërseritur zotimin e tij për angazhimin dhe përkushtimin maksimal në krijimin e kushteve sa më të favorshme për të rinjtë.

Kryetari Jashari ndër të tjerash ka njoftuar se nga viti që vjen do të rrisin edhe me tepër fondin mbështetës në grante për start-up dhe biznese të reja, trajnime profesionale për të rinjtë për punësimin sa më të shpejtë të tyre.

Lexoni shkrimin e tij të plotë:

Me aktivitete kulturore, edukative e sportive, bashkë me Qendrën Rinore sot shënuam ditën botërore të Rinisë, duke u nisur nga hapja e kampit rinor në Qendrën e Kompetencës në Skenderaj, për të vazhduar me pas me përurimim e fazës së dytë të dhomës inovative në Qendrën Rinore dhe hapjen e turneut në streetball.

Sot, në këtë ditë të shënuar për rininë tonë përserita zotimin tim për angazhim maksimal në krijimin e kushteve sa më të favorshme për të rinjtë, punësimin e tyre dhe ndërtimin e infrastrukturës moderne për zhvillimin e shkathtësive të tyre.

Nga viti që vjen do të rrisim edhe me tepër fondin mbështetës në grante për start-up dhe biznese të reja, trajnime profesionale për të rinjtë për punësimin sa më të shpejtë të tyre.

Të rinjtë pjesë e vendimmarrjes, në jetësim të idealit tonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat