Shi e breshër i madh në Suharekë

Kosova

Shi e breshër i madh në Suharekë

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 16:45
Foto

Reshjet e shiut kanë kapluar sot disa prej qyteteve të Kosovës, pas temperaturave të larta që mbizotëruan ditëve të fundit

Në fshatin Delloc të Suharekës, përpos shiut, ka rënë edhe breshër. Në një video të publikuar në Facebook nga MeteoBallkan, shihet se në këtë fshat ka reshje të mëdha të shiut dhe breshërit.

Ndryshe, edhe në Vushtrri, Klinë e Istog ka pasur sot reshje të shiut dhe breshërit.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë të mërkurës dhe enjtes do të ketë temperatura më të ulëta si dhe reshje shiu e shpërthime rrufesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat