Nxënësit e SHMTP “Jonuz Zejnullahu” fitues të vendit të parë në projektin “Sfida Kreative”

Kosova

Nxënësit e SHMTP “Jonuz Zejnullahu” fitues të vendit të parë në projektin “Sfida Kreative”

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 13:51
Pamje nga vendi i ngjarjes

Nxënësit e Shkollës së Mesme Teknike Profesionale “Jonuz Zejnullahu”, janë fitues të vendit të parë në projektin “Sfida Kreative”.

Ata fituan me punimin “Dizajnimi i kutisë për vendosjen e stacionit për matjen e kualitetit të ajrit në 3D”, si dhe fitues të vendit të dytë në projektin “Krijimi i Qendrave Kreative”.

Për suksesin e arritur të nxënësve, kryetari i komunës Sokol Haliti, ka organizuar sot një pritje për ta së bashku me drejtorin e shkollës Nijazi Lutfiu, të cilët i ka nderuar me mirënjohje për arritjet në garat në nivel shtetëror, në fushën e elektroteknikës.

Ekipi i nxënësve përbëhej nga Drin Ferizi, Lirim Ahmeti, Elina Maliqi, Arion Ferizi, Edonis Bislimi, Fatos Halili dhe Erion Demiri, të udhëhequr nga profesoresha Njomzë Bislimi-Sylejmani.

Të theksojm se shkolla “Jonuz Zejnullahu”, është përfituese e grandit prej 6.000 euro për projektin më të mirë në garën e zhvilluar në kuadër të projektit: “Qendrat Kreative në shkollat e mesme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat