Përurohet edhe një ndriçim, Bulliqi: Punimet po i japin pamje të bukur sheshit të Podujevës

Kosova

Përurohet edhe një ndriçim, Bulliqi: Punimet po i japin pamje të bukur sheshit të Podujevës

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 23:37
Shpejtim Bulliqi

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka përuruar sonte edhe një ndriçim në sheshin kryesor të qytetit.

Në një postim në Facebook, Bulliqi ka thënë se nga këto punime në këtë shesh, sipas tij, po i japin pamje të bukur qytetit.

“Me punëkryersit e bulevardit të qytetit kemi përuruar ndriçimin e ri, përditë e më tepër me punimet e reja sheshit të qytetit po i jepet pamje më e bukur. E në këtë kohë sigurisht e kanë zbukuruar edhe prania e bashkatdhetarëve”, ka shkruar ai.

Duhet theksuar se fillimi i ndërtimit të sheshit pati nisur në janar të vitit 2020, ndërkohë që në pjesën e parë tashmë janë kryer punimet, ndërkohë që punimet po kryhen në pjesën e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat