Tahiri pret një mysafir të lezetshëm

Kosova

Tahiri pret një mysafir të lezetshëm

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 16:35
Xhafer Tahiri

Me qindra mysafirë e delegacione kanë frekuentuar zyrën e të parit të komunës së Vushtrrisë gjatë këtyre katër viteve qeverisje.

Por sot në zyrën e tij ishte një mysafir i veçantë dhe i pazëvendësueshëm, bëhet fjalë për vogëlushin Maltin, që është biri i kryetarit të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Maltini lindi pak muaj më parë, dhe është fëmiju i katërt pas 3 vajzave, në familjen e Xhafer Tahirit, dhe Ikballe Perquku Tahirit:

Postimi i plote:

Maltini më vizitoi sot në punë

Biri im, bota është e thellë dhe shumë njerëz mbyten në të. Biri im, mirësia është kulmi i mençurisë! (Këshilla nga i urti Llukman)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat