Nga sot qytetarët e Prishtinës do të furnizohen me Insulinë

Kosova

Nga sot qytetarët e Prishtinës do të furnizohen me Insulinë

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 06:21
Ilustrim

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur që nga sot qytetarët e Prishtinës do të mund të furnizohen me Insulinë.

Furnizimi mund të bëhet vetëm në Barnatoren kryesore të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00.

Komuna e Prishtinës është ndër të parat që ka arritur furnizimin me Insulinë për banorët e saj.

Kontrata për furnizimin me Insulinë është realizuar nga Komuna, ndërsa sasia e siguruar pritet të mbulojë nevojat e të gjithë banorëve të Prishtinës për pesë muajt e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat