Hapet konventa e biznesit të diasporës në Kosovë –bashkëpunim për eksport

Kosova

Hapet konventa e biznesit të diasporës në Kosovë –bashkëpunim për eksport

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 07:43
Ilustrim

Drejtoresha e Misionit të USAID-it, Lisa Magno, do të flasë në hapjen e Konventës së Biznesit të Diasporës në Kosovë - Bashkëpunim për Eksport.  Ngjarja është caktuar të mbahet sot. 

Konventa dy-ditore do të mbledhë biznese të Diasporës dhe Kosovës në Prishtinë me qëllim të krijimit të lidhjeve dhe partneriteteve mes bizneseve, për të rritur eksportet dhe ndihmuar rritjen ekonomike të Kosovës.

 Në ditën e parë të Konventës në panel do të diskutohet rreth Diplomacisë Komerciale, do të mbahen takime (B2B) ku do të takohen bizneset e Diasporës me ato të Kosovës nga sektorët e Përpunimit të Drurit, Përpunimit të Ushqimit, dhe Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit – TIK, si dhe do të mbahen prezentime të ndryshme në tema të eksportit dhe investimeve.

 Në ditën e dytë të Konventës bizneset nga Diaspora do të vizitojnë biznese të ndryshme të Kosovës për të parë për së afërmi kapacitetet prodhuese të kompanive vendore. Konventa do të përmbyllet tek Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) në Prizren.

 Konventa e Biznesit të Diasporës në Kosovë – Bashkëpunim për Eksport organizohet nga Degët Evropiane të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare (RRBDSH) dhe USAID Kosovo Compete Activity, në partneritet me organizatën Germin dhe shoqatat e sektorëve të Përpunimit të Drurit (SHPDK), Përpunimit të Ushqimit (Organika, PePeKo) dhe Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit – TIK (STIKK, ICK).

 Eventi dy-ditor do të zhvillohet nga e premtja, 2 korrik, 2021 në ora 10:00, deri të shtunën, 3 korrik, 2021 në ora 20:30.

 Ky dokument është vetëm për qëllime të planifikimit të mediave dhe jo për publikim.

 Për më shumë informata, ju lutemi kontaktoni me Xheraldina Cërnobregun, Specialiste e USAID-it për Zhvillim dhe Komunikim në 049958595.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat