AKK hedh shortin për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik

Kosova

AKK hedh shortin për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 06:05
Ilustrim

Agjencia kundër Korrupsionit organizon sot hedhjen e shortit për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik.

Hedhja e shortit për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik bëhet Konform Ligjin nr. 04/L-228 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 04/L-050 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik.

Kontrollit të plotë të pasurisë së deklaruar, nga ana e Agjencisë do t'i nënshtrohen 20% e numrit të përgjithshëm të listës së zyrtarëve publik që kanë bërë deklarimin e plotë të pasurisë.

Hedhja e shortit organizohet në objektin e Agjencisë kundër Korrupsionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat